TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 22:43

Zgjedhjet e 11 majit, Spahiu: Berisha dhe Meta humbën më keq se PD-ja e vetme në 2021

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Spahiu: Berisha dhe Meta humbën më keq se PD-ja

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi rezultatin e deritanishëm që prodhuan zgjedhjet e 11 majit, kur po numërohen edhe votat e fundit të diasporës dhe rezultati final duket i “çimentuar”.

Ai shpjegoi faktorët që sollën rezultatin dhe që ndikuan, duke renditur katër prej tyre. I ftuar në ‘Report Tv”, mbrëmjen e sotme, ai shpjegoi se këto zgjedhje treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha.

“Asgjë nuk më çudit, çdo gjë e parashikuar. Një vit rresht në studion tuaj kam deklaruar tre-katër faktorë. Kam thënë se Berisha do marrë më pak vota se në 2021. Dhe ai nuk jep shpjegim pse ka marrë më pak vota nga Basha, edhe pse me Ilir Metën në aleancë. Partitë e vogla kanë marrë më pak vota, për shkak të sistemit, terrenit të papërgatitur për partitë e reja, histori që përsëritet prej 35 vitesh ku shqiptarët votojnë partitë e mëdha dhe japin pak për të voglat.

E treta nuk më habit Berisha që nuk i pranon zgjedhjet sepse ai uk e mori partinë për të ardhur në pushtet por për t’u mbrojtur nga drejtësia, SPAK dhe problemet që ka me drejtësinë dhe për shkak të non gratës. Ai e mori partinë për mbrojtje politike. Dhe e fundit zgjedhjet e 11 majit ishin të parashikueshme, të lexueshme krejtësisht dhe pak rëndësi kishte nëse ishin 83, 81 apo 78 mandate”, u shpreh juristi.

Lini një Përgjigje