
Analisti Lorenc Vangjeli tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
I ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, ai tha se të njëjtin gabim bëri dhe Rama në vitin 2009.
“Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.
“Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
“Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.
Lini një Përgjigje