TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 21:08

E trishtë! Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta mjeku pediatër i QSUT

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë! Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta mjeku

Një lajm i dhimbshëm ka goditur këtë të enjte komunitetin mjekësor dhe familjet e shumta që kanë kaluar pragun e Pediatrisë në QSUT. Mjeku pediatër Bashkim Nezaj ka ndërruar jetë papritur, teksa ndodhej në krye të detyrës. Shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak që nuk i ka lënë kohë për ndërhyrje.

Në një njoftim zyrtar, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut, i cili ka shërbyer për më shumë se 20 vite me përkushtim dhe humanizëm të rrallë.

“Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve... Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, shkruan QSUT në mesazhin e saj.

Vdekja e Dr. Bashkim Nezajt ka lënë një boshllëk të thellë jo vetëm te kolegët, por edhe te prindërit dhe pacientët që e njohën si simbol të kujdesit dhe përkushtimit. Një tjetër humbje e rëndë për shëndetësinë shqiptare, që sot nderon figurën e një mjeku që shërbeu me dinjitet deri në momentin e fundit.

Lini një Përgjigje