TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 17:14

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria mund të

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Costa u shpreh se do thellohet bashkëpunimi.

“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i mafh gjeopolitik, është momenti i duhur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore. Anëtarësimi në BE është angazhimi ynë i përbashkët. Sytë t’i mbani drejt këtij objektivi. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës. Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët”, theksoi ai.

Më tej, Costa shtoi se Shqipëria mund të jetë në familjen europiane edhe para 2030. Ai theksoi se nëse detyrat e dhëna nga BE-ja plotësohen nga Shqipëria procesi mund të përshpejtohet.

“Nuk po kërkoj ndonjë datë magjike. Do të shohim arritjet e Shqipërisë dita ditës. Pse jo më parë? Pse jo para 2030. Nëse vijon me këto rezultate është e mundur të jetë anëtare para 2030. E gjitha varet nga ju. Këtë mesash kam për ju, në muajt në vijim jam i sigurtë se do bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vij viti tjetër, nuk do jetë më këtë pyetje. Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti. Ne po jetojmë në një moment special në botë, dhe më shumë se kurrë kemi nevojë të përshkojmë bashkimin e Europës, kjo na sjell në këtë moment për zgjerimin. Ballkani Perëndimor na ka sjell e treguar edhe më parë se kërkon të bëhet pjesë. Dëshira ime është që të gjashta vendet të ecin përpara me mbylljen e negociatave, kjo nuk ka të bëjë vetëm më bërjen e punëve por me mënyrë si do funksionojë.

E di që nuk është e lehtë, por kjo është rruga e duhur për të ecur përpara. Ajo që u them të gjitha vendeve është besoni te ne, ne kemi një vullnet të qartë në këshillin europian. Duhet ta përdorim këtë moment, e mbaj mend kur kemi ardhur këtu në Tiranë, dhe Rama tha askush nuk ju beson më, por ajo që ka ndodhur me vendet e Ballkanit por edhe si ka ndryshuar BE në mendësi jam i sigurtë se edhe Rama mendon ndryshe tashmë”, tha ai.

Lini një Përgjigje