TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 18:27

Zbulohen detajet, 16 emigrantët e parë në Gjadër janë nga Bangladeshi dhe Egjipti

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen detajet, 16 emigrantët e parë në Gjadër janë

Emigrantët e parë që do të strehohen në Gjadër janë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Sot u nis anija e parë me refugjatë dhe agjencia e lajmeve “Ansa” ka arritur të mësojë origjinën e tyre.

Sipas saj, emigrantët ndodhen në bordin e anijes ‘Libra’ të marinës italiane, e cila duhet të mbërrijë mëngjesin e së mërkurës në portin e Shëngjinit. 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Ata ndodheshin në bordin e disa varkave të vogla që u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga patrulla të autoriteteve italiane, të cilat më pas i transferuan në Libra.

Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm.

Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje