
Policia ka reaguar zyrtarisht mbi alarmin për bombë që u dha pak më parë. Fillimisht u njoftua se pati një telefonatë në polici për një bombë te rruga “Ukraina e Lirë”, por në fakt ka qenë një alarm për bombë brenda ambasadës ukrainase.
Ka qenë një e-mail anonim në adresë të ambasadës ku flitej për një bombë në ambientet e saj. Policia menjëherë rrethoi zonën, dhe nga verifikimet rezultoi se alarmi ishte fals.
“Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.
Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”, njofton policia.
Lini një Përgjigje