
Komisoni Qendror i zgjedhjeve ka kërkuar nga Kuvendi punonjës shtesë për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 parashikohet të punësohen në total 393 punonjës me kohë të plotë pune.
Nga këta, vetëm 58 do të punësohen këtë vit me afat kohor mesatarisht 2 muaj për nevojat e institucionit.
Kategoria e punonjësve që kërkohet të punësohen me kohë të plotë janë specialist, operatorë, magazinierë, teknikë të mesëm, specialist të ndryshëm, fotokopjues e postierë.
Lini një Përgjigje