TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 14:15

Tre dëshmitarët fshinë kamerat e sigurisë pas vrasjes së Egli Progës, avokati: Kjo është absurde, nuk ka prova!

Shkruar nga Pamfleti

Tre dëshmitarët fshinë kamerat e sigurisë pas vrasjes

Avokati i Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, Esmerald Xhafa ka folur për mediat pas masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.

“Qëndrimi im dihet. Nuk kemi ndonjë provë për dy të mbrojturit prej meje, të kenë lidhje për atë që akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, që është diçka absurde”, tha avokati.

Pse u ndryshua masa e sigurisë?

Avokati: Pyet gjykatën. Prova të reja sipas Prokurorisë, është një akt-ekspertimi që nuk jemi njohur, që thotë se mund të ketë patur ndërhyrje në kamera, për të dyja objektet.

A janë prishur provat nga vendi i ngjarjes?

Avokati: Jam avokat, jo hetues, as oficer i policisë gjyqësore.

Çfarë thonë të akuzuarit, a i kanë kryer këto veprime?

Avokati: Nuk i kam pyetur, as nuk janë marrë në pyetje. Nuk i ka thërritur njeri t’i pyesë për ngjarjen.

Lini një Përgjigje