Gjatë vitit 2017 kryeministri Rama e pati renditur Ani Dyrmishin në të ashtuquajturën ‘lista e zezë’ të 100 zyrtarëve më të korruptuar në vend.
Teksa SPAK po heton një nga skemat më flagrante të korrupsionit në shëndetësi, me kosto mbi 50 milionë euro me tenderat e oksigjenit, një rreth drejtorësh vijojnë të firmosin tendera të paracaktuar me pazar në tavolinë për kompaninë e mafies italiane “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, përfaqësuar nga Besnik Halili, i njohur si Nikun e Ndraghet’as, objekt hetimi nga SPAK, bashkë me ish ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun dhe zyrtarë të tjerë, të cilët kanë kopsitur letrat për të kaluar paratë publike në llogaritë e Nikut.
Më i zellshmi për të firmosur tendera për kompaninë e për kompaninë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” të mafies italiane, shfaqet drejtori i Spitalit të Durrësit, Ani Dyrmishi.

Tenderat janë të shënjuar me flamur të kuq korrupsioni, pasi karakterizohen nga mungesa e konkurrencës, fituesi është paracaktuar dhe oferta fituese është sa fondi limit.
Me 20 gusht 2024, Ani Dyrmishi ka firmosur një tender me vlerë 530 mijë euro për Besnik Halilin, pa konkurrencë, me pazar në tavolinë dhe oferta fituese rezulton sa fondi limit.

Gjatë muajt gusht 2024, Ani Dyrmishi ka firmosur edhe dy tendera të tjerë për kompaninë e Besnik Halilit, tregues ky i një skeme klienteliste dhe korrupsioni mes Nikut dhe Dyrmishit, ku dyshohet se ndajnë bashkë paratë publike.

Kërdinë në Hipotekën e Durrësit, lidhje me bandën e Shijakut
Ani Dyrmishi ka drejtuar Hipotekën e Durrësit, ku u denoncua nga Artan Lame se ka zhdukur qindra regjistra me pronat e qytetarëve, disa regjistra janë grisur dhe shumë të tjerave u janë zëvendësuar faqet.
Në 611 regjistra të hipotekës Durrës, gjatë viteve 2016-2017 kur drejtor ka qenë Ani Dyrmishi, janë zhdukur 210 faqe titujsh pronësie, që kanë qenë përgjegjësi administrimi dhe ruajtje prej tij.
Po kështu gjatë drejtimit të tij, janë evidentuar falsifikime me korrigjime e fshirje të dhënash për 1682 tituj pronësie në Shijak, Lalz, në rajonet nr. 2. 3 e 4 të qytetit të Durrësit dhe në njësitë administrative Ishëm, Rrashbull, Manzë e Sukth.
Prova të tjera, janë dhe regjistrat nga numri 202 deri në numrin 514, kur ekzistojnë 167 faqe titujsh pronësie, që sipas ekspertizës rezultojnë se janë lënë bosh në marrëveshje me noterët, përfituesit dhe drejtorin Ani Dyrmishi e janë plotësuar me vonë, vërtetuar nga “freskia” e bojës.
Dyrmishi doli edhe në përgjimet e “Dosjes 339” bashkë me Vangjush Dakon dhe Niçen e Shijakut për blerje votash, por dhe për regjistrime pronash të paligjshme e me letra false.
Në listën e zezë të Ramës, drejtor i Hekurudhave
Gjatë vitit 2017 kryeministri Rama e pati renditur Ani Dyrmishin në të ashtuquajturën ‘lista e zezë’ të 100 zyrtarëve më të korruptuar në vend.
Megjithatë, pas largimit nga Hipoteka, Dyrmishi u emëruar në një post të rëndësishëm, duke marrë detyrën e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare.
Këtë detyrë e mbajti për 5 vite, ku u përfshi në një sagë aferash korruptive dhe shpërdorimesh. Disa nga abuzimet janë dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Dy atentate
Gjatë drejtimit të Hekurudhës, Ani Dyrmishit i janë bër dy atentate. Në tetor 2018, Dyrmishi i shpëtoi një atentati me tritol vendosur poshtë makinës së tij. Në tetor 2019 u raportua se persona të paidentifikuar kishin hapur zjarr ndaj Dyrmishit, ndonëse ai mohoi atenatin e pretenduar./Prapaskena
Lini një Përgjigje