TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 16:33

Alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës, një e-mail ngre në këmbë Policinë e Tiranës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës, një
Zona e rrethuar nga policia

Ka qenë një e-mail anonim në adresë të ambasadës ku flitej për një bombë në ambientet e saj.

Policia e Tiranës është alarmuar pasditen e sotme mbi një kërcënim për bombë në ambasadën e Ukrainës.

Sipas informacioneve, në polici ka mbërritur një telefonatë nga ambasada e Ukrainës, e cila njoftonte se kishte marrë kërcënim për bombë. 

Fillimisht u njoftua se pati një telefonatë në polici për një bombë te rruga “Ukraina e Lirë”, por në fakt ka qenë një alarm për bombë brenda ambasadës

Ka qenë një e-mail anonim në adresë të ambasadës ku flitej për një bombë në ambientet e saj. Policia menjëherë rrethoi zonën, dhe nga verifikimet rezultoi se alarmi ishte fals.

Alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës, një

Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”, njofton policia.

Alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës, një

Në Tiranë ka pasur disa raste kur janë gjetur çanta të dyshimta dhe më pas kanë rezultuar alarme false. Po ashtu një alarm i ngjashëm u dha kohë më parë pranë Gjykatës së Apelit, por rezultoi fals. Policia rrethoi zonën dhe bllokoi kalimin në rrugë. Por pas verifikimeve u hoq shiriti rrethues sepse policia nuk konstatoi asnjë lëndë plasëse.

Alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës, një

Lini një Përgjigje