TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 18:10

Ilir Proda sinjalizon furtunë në radhët e policisë, asistencë nga britanikët për të reformuar uniformat blu

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Proda sinjalizon furtunë në radhët e policisë,

Kreu i ri i policisë, Ilir Proda, duket se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për furtunën e paralajmëruar në radhët e uniformave blu. Ai ka pasur sot një takim me ekspertët britanikë, të cilët do të asistojnë në reformimin e forcave shqiptare të rendit.

Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë një angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u takua me ekspertët e dërguar nga qeveria britanike, të cilët janë angazhuar në zbatimin e projektit të iniciuar në vitin 2023.

Drejtor Proda i falenderoi ekspertët për kontributin e tyre deri më sot, të pasqyruar edhe në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Ai i garantoi ata për vendosmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me qëllim për ta përfunduar procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit.

Ekspertët e falenderuan Drejtorin e Përgjithshëm për prioritetin që i ka dhënë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë mbështetjen e pakushtëzuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat janë të përfshira në këtë projekt.

30 rekomandime shumë të vlefshme u dhanë për Policinë e Shtetit në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat synojnë përmirësimin e aspekteve organizative dhe financiare të Policisë së Shtetit, si dhe policimin në komunitet dhe marrëdhënien me median dhe qytetarët”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje