TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2023, 11:40

Zbardhet ligji/ Si qeveria do të bllokojë diplomat për studentët e Mjekësisë, kush nuk firmos do paguajë miliona lekë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet ligji/ Si qeveria do të bllokojë diplomat për
Arkitektët e ligjit

Kush refuzon ta firmosë këtë marrëveshje, do të detyrohet të paguajë miliona. Kjo duket se është dhe metoda e qeverisë që t’i detyrojë të gjithë të firmosin kontratën...

Zbardhet ligji i qeverisë, për bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë. Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre ikin drejt Gjermanisë, dje Rama firmosi një ligj që nuk lejon diplomimin e tyre për 5 vite. Atyre u garantohet punësim në vend.

Por çfarë parashikon ligji? Studentët duhet fillimisht të firmosin një marrëveshje me qeverinë. Sipas kësaj marrëveshje, ata që pranohen në programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë, përfiton trajtim të veçantë.

Nënshkruan marrëveshje, para regjistrimit të tij si fitues në këtë program, e cila lidhet ndërmjet tij, ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit të arsimit të lartë publik për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare”, thuhet në ligj.

Për studentët e vitit të dytë, tretë dhe katërt do ketë një bllokim diplome për 3 vite, ndërsa për ata të viteve të pesta dhe të gjashta për 2 vite. Kush refuzon ta firmosë këtë marrëveshje, do të detyrohet të paguajë miliona. Kjo duket se është dhe metoda e qeverisë që t’i detyrojë të gjithë të firmosin kontratën

Studenti, që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, sipas përcaktimeve të nenit 4, të këtij ligji, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve. Metodologjia për përcaktimin e kostos së studimeve për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi studimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thekson ligji.

Më tej thuhet se studenti, që përfundon programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” punësohet me prioritet në institucionet shëndetësore, nga momenti i lindjes të së drejtës për punësim.

Në rast mospunësimi të tij brenda 1 viti kalendarik, nga data e lindjes të së drejtës për punësim, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare.

Një tjetër benefit për ata që firmosin është se do të kenë përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. “Masa e subvencionimit të interesave të kredisë për strehim llogaritet si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan kandidati/studenti, sipas legjislacionit në fuqi për strehimin social”, thekson ligji.

Në fund theksohet se ky ligj i shtrin efektet në periudhën nga viti akademik 2023-2024 deri në vitin akademik 2027-2028. /Pamfleti

 

kushi rama ligji manastirliu

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje