TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2023, 08:32

Paralajmëron Shoqata e Transportit Urban: Bileta mund të shkojë deri në 70 lekë!

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Shoqata e Transportit Urban: Bileta mund të shkojë

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj tha se ekziston mundësia që bileta e urbanëve nga 40 lekë që është sot të shkojë në 60-70 lekë.

Në një intervistë për "Euronews Albania" ai u shpreh se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

"Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim", tha Memaj.

Sipas tij, diçka e tillë vjen vetëm si pasojë e pamundësisë financiare për të rritur pagat.

shoqata e transportit urban bileta cmime

Lini një Përgjigje