TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 22:30

“Makinës së një ambasade ju vodhën targat”, Karamuço: Polica u alarmua, mund të përdoren në ngjarje kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Makinës së një ambasade ju vodhën targat”,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar një episod të ndodhur në Tiranë gjatë ditëve të fundit.

Ai u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV  para një ambasade të rëndësishme në Tiranë ka qenë i parkuar një automjet në pronësi të kësaj të fundit të cilës i janë hequr targat.

Karamuço theksoi kjo ka bërë që të ngrihet alarmi pasi targat që i mungonin automjetit të ambasadës mund t’i vendoseshin një makine tjetër që mund të përdorej në ngjarje kriminale.

Ne kemi bërthamën e përgjimeve. SPAK ka një bërthamë përgjimi më vete. Në një zyrë punojnë tre veta. Njëri i policisë së Shtetit, njëri i SPAK. Të tre bënin një punë me 8 orë dhe me rroga të ndryshme. Policët me gjithë dieta i shkon rroga 700 mijë lekë.

Një nga alarmet që ka pasur që ka pasur policia ka qenë një makinë e parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë që i ishin hequr targat. Nuk ishte parë për dy ditë rresht makina dhe tani u ngrit alarmi i madh dhe thanë me këto targa këta mund të bëjnë ndonjë atentat, nuk i ndalon asnjë postbllok. Dhe kanë ngritur alarmin duke shpërndarë foton e personit që ka marrë targat”, deklaroi ai.

karamuço tragat automjeti ambasadës

Lini një Përgjigje