TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 21:40

Osmani konfirmon takimin me Ramën, e pret në zyrë në orën 16.00

Shkruar nga Pamfleti

Osmani konfirmon takimin me Ramën, e pret në zyrë në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar takimin me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit do të shkojë nesër në Kosovë dhe zyrtarët e lartë që do takojë janë presidentja dhe kreu i Kuvendit. Kryeministri Albin Kurit refuzoi ta takonte.

Ndërkohë Presidenca njofton se takimi Rama-Osmani do të mbahet në orën 16.00.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.”

Ende nuk dihen më shumë detaje mbi takimin dhe a do të ketë një deklaratë për mediat.

 

rama osmani kurti

Lini një Përgjigje