TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2023, 11:15

Studentët e Mjekësisë në protestë kundër draftit për bllokimin e diplomave, marshim drejt Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Studentët e Mjekësisë në protestë kundër draftit
Protesta e studentëve

Studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë kundër ligjit të miratuar nga qeveria për bllokimin e diplomave. Dje qeveria vendosi që çdo student Mjekësie, 5 vite pas mbarimit të studimeve të mos marrë diplomën në mënyrë që të mos largohen jashtë vendit. Atyre do u garantohet punësim në Shqipëri.

Mirëpo studentët nuk e pranojnë një gjë të tillë dhe sot ata kanë nisur një protestë. Pak më parë studentët janë nisur nga Universiteti i Mjekësisë drejt selisë së Kuvendit, aty ku dhe po diskutohet mbi këtë ligj, pasi mazhoranca vendosi ta kalojë me procedurë të përshpejtuar.

“Bashkohuni me ne!”, me këto thirrje e nisën marshimin e tyre studentët, duke vijuar; “E duam Mjekësinë si gjithë Europa” apo dhe “Anuloni vendimin, zero kompromis!”.

Studentët që në fillim u shprehën kundër draft-propozimit, që shpejt pritet të kthehet në një vendim të miratuar, siç konfirmoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama. Studentët theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe.

Një ditë më parë, kryeministri Rama e bëri të qartë se studentët që futen rizhtazi këtë vit, nuk kanë një zgjidhje tjetër, përveçse të nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë.

Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, e thashë detajet do t’i japin ministret, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vit të parë ka vetëm një zgjedhje, nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, do duhet të pranojnë këtë kusht dhe nuk është një kusht, por është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se studentët e mjekësisë aktualisht që duan të ikin nga Shqipëria, duhet të paguajnë një tjetër tarifë, e cila mbulon koston dhe nevojat e universitetit.

studentet proteste

Lini një Përgjigje