
Kompania “Wizz Air” duket se po rrjep udhëtarët në të gjitha vendet ku ajo operon. Në Shqipëri është kompania që ka marr më shumë ankesa nga qytetarët, pasi gjithmonë krijon vonesa dhe avionët i ka jashtë kushteve minimale. Janë pa fund reagimet e qytetarëve që kritikojnë këtë kompani.
Por ndryshe nga Shqipëri ku të gjitha ankohen në rrjetet sociale, një qytetar britanik i është drejtuar gjykatës sepse “Wizz Air” i ka shkatërruar pushimet me familjen. Russell Quirk kishte paguar për të shkuar në Portugali, por udhëtimi i tij u anulua në minutat e fundit.
Pas muajsh pritjeje për rimbursimin e “Wizz Air", ai shkoi në gjykatë. Më pas “Wizz Air” e dëmshpërbleu.
“Mënyra se si klientët janë trajtuar nga Wizz Air ka qenë tronditëse”, tha për "BBC" z. Quirk, një ekspert i pronave nga Brentwood, në Essex.
Ai kishte rezervuar fluturime nga Aeroporti Luton për në Faro në janar të vitit të kaluar për një pushim familjar me gruan dhe tre vajzat e tij në me të muajit maj. Por në mëngjes kompania i dërgoi një mesazh duke e informuar se udhëtimi ishte anuluar. "Nuk kishte asnjë shpjegim, asnjë alternativë zgjidhje dhe asnjë falje", tha ai.
Russell Quirk ka treguar se gjetja e një kompanie të re bëri që ai të paguante 4.500 paund.
Lini një Përgjigje