TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2023, 15:23

Escobar mesazh SPAK-ut: Intensifikoni luftën kundër korrupsionit, duam rezultate

Shkruar nga Pamfleti

Escobar mesazh SPAK-ut: Intensifikoni luftën kundër korrupsionit, duam

Departamenti i Shtetit në të gjitha raportet që ka nxjerrë për vendin tonë, e ka cilësuar korrupsionin si një problem kryesor. Dhe Escobar i ka dërguar mesazh SPAK-ut që të intensifikojë goditjet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit. SPAK ka filluar të lëvizë dhe ata që po ngjisin shkallët e saj janë shtuar ndjeshëm, por akoma nuk ka pas hekurave zyrtarë të niveleve më të larta.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët, është shprehur se korrupsioni është sfida kryesore e Ballkanit dhe e Shqipërisë, prandaj ai ka kërkuar më shumë rezultate në këtë aspekt.

Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE. Ai u shpreh se SHBA do të asistojë vendin tonë në realizimin e reformave.

Departamenti i Shtetit në të gjitha raportet që ka nxjerrë për vendin tonë, e ka cilësuar korrupsionin si një problem kryesor. DASH ka investuar miliona që të ngrihen SPAK me BKH dhe pavarësisht rezultateve deri tani, duket se amerikanët kërkojnë që të shkojnë pas hekurave personalitete të politikës. SPAK është mjaftuar me arrestimin e Alqi Bllakos, Lefter Kokës dhe Lefter Allës, ndërkohë që disa zyrtarë të tjerë me dosje të shumta në prokurori janë ende të lirë. /Pamfleti

escobar spak

Lini një Përgjigje