
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Klodiana Lala, tha se prokurorja e çështjes është Alma Felaj, e cila e ka pyetur autorin e dyshuar për rreth 8 orë. Ajo u shpreh se nëse ka një tentativë nga policia për të fshehur ngjarjen, është prokurori ai i cili do të vendosë pikat mbi “i”.
“Nëse ka një tentativë nga Policia për të fshehur ngjarjen, hetimet drejtohen nga Prokuroria. Është prokurori që vendos pikat mbi ‘I’. Policia nuk po kryen më veprime, atëherë duhet t’i kërkohet transparencë Prokurorisë”, u shpreh Lala për “News 24”.
Sipas saj, nuk është kaq e thjeshtë të mbyllet një ngjarje, e cila ka shumë mekanizma që mund të kontrollohet i gjithë procesi.
Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” edhe nga Gjykata e Apelit.
Lini një Përgjigje