TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 20:15

Kreshnik Spahiu: Nëse SHBA nuk i heq non-gratën Berishës, a do të dalin demokratët kundër liderit të tyre?

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Nëse SHBA nuk i heq non-gratën Berishës, a do

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me deklaratën e Ambasadës Amerikane e cila tha se i qëndron pozicionit për personat e shpallur për korrupsion madhor, por njëkohësisht kërkon klime politike gjithëpërfshirëse në Parlament. 

Spahiu ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe SHBA nuk heqin non gratën ndaj Berishës. A do të dalin ata kundër Trump apo kundër Berishës?

“Nëse Trump, nuk do i heq non gratën Berishës, demokratët që duartrokitën Trump, nëse mban të njëjtin qëndrim ndaj Berishës, këta do shpallin luftë Trump apo Berishës. Standard i rëndësishëm. Jam nga ata që nëse Trump i heq vizën nga non grata ndaj Berishës, tërhiqem ndaj kritikave. Por këta militantët. Nëse Trump mban të njëjtën linjë çfarë do bëjnë, do dalin kundër Trump se e bleu Soros, apo Rama. Këta po mendojnë sot për sot, aq e madhe urrejtja dhe taktikisht nuk po e menaxhojnë situatën.

Reagimi sot erdhi se po përdoret përralla e Trump. SHBA si superfuqia e botës nuk mund të lejojnë që një cep i planetit si Shqipëria te keqpërdori emrin e presidentit të SHBA-së. SHBA nuk e bën vetëm në dhjetor, do bëjnë në janar, shkurt, deri në zgjedhje. Nuk ndryshojnë linjë me askënd. Trump nuk vjen për herë të parë në politikë. Do vazhdojë misionin që kishte. Projektet në Shqipëri ishte SPAK, u krijuar gjatë mandatit të presidencës Trump. Shpalljet e non gratave filluan nga presidenca Trump. Nuk mundet të bëjë autogol ndaj iniciativave të veta. SHBA edhe për inat si reagim të mos keqpërdoret emri i presidentit do konfirmojnë qëndrimin për non gratën”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje