
Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 105 raste të dhunës në familje. Ajo tha se ka pasur denoncime nga gratë dhe vajzat, por nuk kanë munguar as të burrave.
Në një intervistë për emisionin në “Top Story” Bezat u ndal tek vrasja makabër në Shënavlash dhe rikujtoi atë të disa muajve më parë, ku tre fëmijët vranë dhe fshehën trupin e babit të tyre. Gjatë kësaj të mërkure ngjarja e zbuluar, tregoi një ripërsëritje të ngjarjes së rëndë.
“Ka pasur 105 raste të dhunës në familje vetëm gjatë gushtit. Ka pasur gra dhe vajza kruesish, por ka pasur edhe burra. Rasti fundit ishte dhuna fizike e ushtruar nga 33-vjeçarja. Kemi dhunë ndaj prindërve dhe e kundërta. Kemi një krizë në familje.
Ne kishim rastin ku babai u vra nga tre fëmijët. Për çudi ngjarja përsëritet kemi të njëjtën gjë të njëjtën skemë. Ka gra që denoncojnë, por brenda një muaji shkojnë nëpër dyert e gjykatës dhe kërkojnë që bashkëshorti t’i lirohet, nën arsyen se ai është i vetmi që sjell të ardhura në familje”, u shpreh gazetarja.
Lini një Përgjigje