TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 14:50

Vrasës me pagesë në Shqipëri, gazetari: Për 'killerin' Julian Sinanaj ishte e interesuar edhe politika

Shkruar nga Pamfleti
Vrasës me pagesë në Shqipëri, gazetari: Për
Julian Sinanaj

Gazetari Ferdinand Dervishi zbulon një detaj mjaft të rëndë në lidhje me Julian Sinanajn, për të cilin ka patur oferta edhe nga politika e lartë në vend.

Dervishi tha se Sinanaj vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë.

"Psh Julian Sinanaj pasi u arrestua iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë. Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar.

Julian Sinanaj i kishte nga 10 deri në 50 mijë euro. Në disa raste kishte marrë dhe nga një copë tokë", tha Dervishi.

killer julian sinanaj gazetari vrases me pagese politika

Lini një Përgjigje