TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2023, 07:25

Vranësira dhe rritje temperaturash, si pritet të jetë dita e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Vranësira dhe rritje temperaturash, si pritet të jetë dita e

Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvendësuar me rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme ku priten reshje shiu gjatë fundjavës në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore   3/14°C

Zona e ulët     5/18°C

Zona bregdetare 10/17°C

Lini një Përgjigje