
Një rezolutë e përgjithshme për paqen në Ukrainë është votuar ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Me anë të një postimi në Tëitter ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera.
Xhaçka thotë se kjo është një dëshmi e qartë që dënon Rusinë. Ministrja thotë se Shqipëria ka qenë një ndër vendet bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.
"Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenare për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute", shkruan Xhaçka.
Lini një Përgjigje