Solinas është nderuar me këtë titull në këmbim të emërimit të një personi në autoritetin që merret me energjinë në Itali, një person me emrin Roberto Rajmondi.
Mediat italiane kanë zbuluar një skandal që përfshin Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Sipas tyre, prokuroria italiane ka vënë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash Guvernatorin e Sardenjës Christian Solinas. Ai po hetohet fillimisht për shitjen dhe blerjen e dyshimtë të disa pronave, ku dyshohet për pastrim parash, ndërkohë që po hetohet se ka marrë titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë në këmbim të ndereve dhe ryshfetit.
Sipas prokurorëve, Solinas është nderuar me këtë titull në këmbim të emërimit të një personi në autoritetin që merret me energjinë në Itali, një person me emrin Roberto Rajmondi.
Raimondi ishte drejtor i sektorit së Doktoratës të Universitetit Publik të Mjekësisë të Tiranës. Sipas mediave italiane mbetet misterioze sesi Solinas do ta kishte justifikuar marrjen e një diplome që në Itali përfshin mësime dhe praktika në kohën kur ai ishte drejtues i Rajonit të rëndësishëm të Sardenjas.
Sipas ANSA-s, këto dyshime kanë bërë që prokurorë nga Cagliari të vijnë drejt Tiranës për të zbardhur gjithçka.
“Në fakt, ai kishte një diplomë të shkëlqyer në sociologji nga Universiteti Leibnitz i Milanos . Megjithatë, ajo nuk njihet nga MIUR. Solinas u diplomua në drejtësi në 2018 nga Universiteti i Sassarit . Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia. Tani vjen kjo histori kurioze e diplomës së mjekësisë në Tiranë”, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkohë rezulton se Roberto Rajmondi është i lidhur ngushtë me Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan. Ky i fundit e ka emëruar atë drejtor të përgjithshëm në vitin 20211 dhe e ka promovuar jashtë mase. Pra duket se kemi një rrjet të sofistikuar dhe prokurorët italianë kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar për të hedhur dritë.
Lini një Përgjigje