Shqipëria do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të jenë të dendura, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në qendër dhe jug të territorit. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë në formë lokale përgjatë zonave malore lindore, ku nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim të forcës 2-3 ballë.
Lini një Përgjigje