TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2026, 21:30

“Në Shqipëri drejtësia njeh vetëm burgun”, Karanxha: Standardet s'janë të barabarta për të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

“Në Shqipëri drejtësia njeh vetëm burgun”,

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si funksionon aktualisht sistemi i drejtësisë në vend, duke deklaruar se është koha për një ndryshim të mentalitetit, sidomos në raport me përdorimin e paraburgimit.

Sipas tij, në shumë raste burgimi shihet si zgjidhja e vetme, ndërsa sistemi duhet të garantojë standarde të njëjta për çdo qytetar, pavarësisht statusit apo akuzave që rëndojnë mbi të.

“Paraburgimet, duhen ndërhyrje. Ka ardhur koha të ndërhyjmë edhe në mentalitet; ka njerëz që vetëm burgun njohin. Gjykata e Lartë e dha një sinjal pozitiv që duhet të ndryshojë. Standardet duhet të jenë në akordancë me nenin 18, si për fukaranë dhe për atë që dyshohet për vepra penale të rënda; të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh Karanxha për "Abc News".

Ai komentoi gjithashtu situatën në gjykata, duke theksuar se numri i madh i dosjeve po krijon probleme serioze në sistemin gjyqësor.

Ish-prokurori Karanxha tha se, fokusi i madh tek lufta kundër korrupsionit nuk duhet të lërë në harresë drejtësinë për qytetarët e zakonshëm.

“GJKKO është 2 për qind e gjyqeve të shqiptarëve. Kjo duhet të ishte bërë që në fillim; Gjykata e Apelit ka 60 mijë dosje në dorë. Ne i shërbejmë ndërkombëtarëve, është luftë për korrupsionin, por a do marrin drejtësi shqiptarët? Sot s’kemi afat, ndaj të shihen në kompleksitet”, deklaroi ai.

Karanxha theksoi gjithashtu se drejtësia duhet parë në mënyrë më të gjerë dhe se institucionet duhet të japin zgjidhje konkrete për vonesat dhe standardet e trajtimit të qytetarëve përpara ligjit.

ish-prokurori ervin karanxha sistem drejtesi

Lini një Përgjigje