TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2023, 10:21

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti për këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti

Moti për këtë javë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Duke nisur nga dita e sotme deri të enjten, priten vranësira mesatare deri të dendura kur nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Ndërsa përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ndërkohë sa i përket temperaturave të ajrit do të kemi një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme duke bërë që maksimumi të jetë në 20 apo 21 gradë. Nga e enjtja, mësohet se temperaturat do të arrijnë deri në 24 gradë.

Duke filluar nga dita e premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti

vranesira reshje shiu moti

Lini një Përgjigje