TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2023, 08:42

Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios: S'jam gangster, u bëra pishman!

Shkruar nga Pamfleti
Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios: S'jam gangster, u bëra
Reperi Noizy dhe Cllevio Serbiano

Reperi Noizy pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, mund të ketë vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.

Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij por sërish shpërthente në sharje për klikime në Tik Tok.

Megjithatë Noizy përpiqet të tregojë se nuk është i frikësuar dhe do e paralajmërojë se s’do e falë më nëse bën veprime të tilla por zbulon edhe kërcënimet që ka marrë nga 2 personazhe të tjerë të Tik Tok për të tërhequr kallëzimin.

Ata thanë se nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli nëse nuk hiqte dorë nga burgosja e Clevios.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

 

Lini një Përgjigje