TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2023, 20:50

“Rrezik për sigurinë kombëtare”/ Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
“Rrezik për sigurinë kombëtare”/ Hoxhës Ahmed
Ahmed Kalaja

Hoxhës Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut me argumentin se konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.

Vetë ai ka publikuar dokumentacionin që i është dorëzuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës në rrjete sociale.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Hoxhës.

ahmed kalaja maqedonia e veriut

Lini një Përgjigje