TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2023, 14:08

“Më shumë paqe dhe dashuri”, politika shqiptare i uron besimtarëve ortodoks Pashkët   

Shkruar nga Pamfleti

“Më shumë paqe dhe dashuri”, politika shqiptare i uron

Kanë qenë të shumta mesazhet e politikanëve, drejtuesve dhe deputetëve shqiptarë, të cilët kanë uruar ditën e sotme besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Nga Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, e deri te kreu i PL-së Ilir Meta, kanë shprehur mesazhet e tyre për më shumë paqe dhe dashuri në këtë vigjilje Pashkësh. Një urim për Pashkët nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë bërë dhe Kryeministri Rama, e ish-kryeministri Berisha. 

Belind Këlliçi: “Është një ditë që urimet nuk duhet të vijnë nga politikanët, por nga drejtuesit e klerit dhe nga besimtarët. Nga qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që kanë më shumë nevojë për më shumë dashuri”.

Lindita Nikolla:“Gëzuar pashkët, kjo është një ditë e bukur e ringjalljes së shpresës, e ringjalljes së ëndrrave, e fitores së jetës mbi vdekjen, e fitores së dashurisë mbi urrejtjen dhe e fitores se bashkimit mbi ndasitë”.

Enkelejd Alibeja:“Në kohëra të vështira, ka nevojë që ky popull të ketë ditë të mira dhe të mbara. I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar pashkët, paçin vetëm të mira”.

Roland Bejko: “Pashkë të gëzuara i uroj gjithë shqiptarëve dhe atyre jashtë Shqipërisë. Ditë më të mira do të vijnë, rëndësi ka që të gjendet gjuha e kompromisit dhe Shqipëria të dalë nga këto situata konfliktuale të politikes”.

Ilir Meta: “Uroj të gjithë në këtë ditë të jashtëzakonshme, është ditë shpresësjellëse, mjafton të kapërcejmë dhimbjen dhe të rrisim shpresat për një ardhme të mbarë për qytetarët tanë. Këto janë pashkë shumë të mbara për të gjithë”.

Monika Kryemadhi: “Kapërcimi i dhimbjes dhe lulëzimi i shpresës”.

Taulant Balla: “Ringjallja e Krishtit na bën të gjithë bashkë për t’u gëzuar për triumfin e besimit dhe shpresës mbi vdekjen dhe vuajtjen, për fitoren e dritës mbi errësirën. Në këto momente të mbushura me gëzim dhe hare shpirtërore, ju shpreh urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe prosperitet të gjithë besimtarëve ortodoksë në Lushnje, Shqipëri dhe në diasporë”.

pashkët ortodokse politika uron besimtarët

Lini një Përgjigje