TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 09:17

Vodhi 25 minuta pasi u lirua nga amnistia, Fatjon Softa: Hajduti e ka instinkt

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi 25 minuta pasi u lirua nga amnistia, Fatjon Softa: Hajduti e ka instinkt

Një prej përfituesve të amnistisë, Ardian Isufi, është arrestuar sërish një ditë pasi ka dalë nga qelia, pasi ka vjedhur një makinë në Korçë.

Eksperti i sigurisë, Fation Softa, tha se Isufi e ka pasur instinkt vjedhjen. Ai tha se edukimi dhe riedukimi i një personi nuk vjen vetëm përmes izolimit.

“Është një instikt i një personi që merret me të njëjtë vepër penale. Ndalimi i tij ka qenë pikërisht për vjedhje automjete. Përveç amnistisë  që le të themi nuk funksionoi ose nuk funksionoi riedukimi në burgje. A i është thjeshtë është konservuar. Edukimi dhe riedukimi nuk vjen vetëm me izolimin, vjen me kontakt, me forma të tjera që duhet të ndikojnë brenda qelisë”, tha ai për Euronews Albania.

ardian isufi fatjon softa

Lini një Përgjigje