TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 12:08

Vjen dimri i vërtetë! Moti bën kthesën e madhe nga e enjtja, çfarë na pret

Shkruar nga Pamfleti

Vjen dimri i vërtetë! Moti bën kthesën e madhe nga e enjtja,

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani është shprehur se duke nisur nga dita e mërkurë deri të premten në vendi tonë do ketë reshje shiu, në disa raste edhe në formë rrebeshesh, ndërsa në zonat malore do ketë reshje bore.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 19 gradë, ndërsa nga e marta në të enjten do kemi rritje të temperaturave deri në 21 gradë. Nga enjtja dhe në vazhdim do ketë ulje me vlerat, me vlerat minimale deri në 0 dhe maksimalet 18 gradë.

Fundjava do sjell përmirësim të kushteve të motit, por ulje të temp deri në -3 në zonat malore, Problematike do jetë parametri i erës, pasi nga e marta e në vazhdim do të ketë fuqizim të erës duke sjellë dallgëzim të madh në det.

 

Lini një Përgjigje