TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 11:11

Detaje nga operacioni i SPAK/ Pastronin para nëpërmjet kriptovalutave, lëshohen 20 masa sigurie; 6 prej tyre pronarë "Exchange"

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni i SPAK/ Pastronin para nëpërmjet kriptovalutave,

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 20 masa sigurie për mashtrim me kriptovalutat në Tiranë dhe Shkodër.

Ka qenë një operacion që është bërë me stimulim nga agjentët. Këta persona reklamonin në rrjetet sociale që bënin shkëmbim me kriptomonedha.

6 nga masat e sigurisë, janë pronarë Exchange, që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin një veprimtari të tillë në rrjetet sociale.

Organi i akuzës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi, pas informacioneve të marra dhe ka qenë ky i fundit që ka çuar agjentët në këto pika për të kryer shkëmbim.

“Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

 

Lini një Përgjigje