TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 09:56

SPAK dhe Krimi Ekonomik operacion në Tiranë dhe Shkodër, arrestohen 17 persona 

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dhe Krimi Ekonomik operacion në Tiranë dhe Shkodër,

Mësohet se nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me Kriptomonedha. 

Mësohet se sot po zhvillohet një aksion për goditjen e kriptomonedhave dhe pikave exchange. Aksioni i koduar “USDT-1” është i përqëndruar në disa zona si në Vorë, Kashar, Fresk, Mëzez, Kamëz dhe Fushë Krujë. 

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Autoritetet janë duke hetuar për përfshirjen e këtyre personave në skema mashtrimi që kanë të bëjnë me tregtimin dhe investimin e rremë në kriptomonedha, me qëllim përfitimin e paligjshëm.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.

Ky operacion pason atë antidrogë me 10 të arrestuar dhe 48 lëkurë gjedhi të regjura në kokainë, në Tiranë dhe Fushë-Krujë kryesisht, por edhe në qytete të tjera.

Lini një Përgjigje