
Avokati Spartak Ngjela ka folur për kohën e komunizmit, ku shprehet se blloku ishte krijuar sepse ata kishin frikë nga atentatet.
Spartak Ngjela: Blloku ishte i izoluar sepse ata ruheshin. Vetë blloku ishte krijuar sepse ata kishin frikë nga atentatet. Nuk e kishin të tyren. Kështu e kishte Moska dhe gjithë lindja, që krerët rrinin në një lagje të veçantë që ruheshin nga ushtarë. Jeta e brendshme ishte e vdekur, por të rinjtë dilnin në Tiranë dhe nuk e vrisnin mendjen, kot ruheshin. Kot e kishin frikën.
Vera Bekteshi: Blloku ishte një Big Brother më shumë se kudo në Shqipëri. Diktaturas dihet që kanë paranojën, sepse duke lënduar shumë njerëz kanë krijuar shumë armiq. Asaj do t’i ruhen kësaj gjëje, për këtë do të ruheshin. Përdorën edhe ne mekanizmat tona mbrojtës, për të njohur të ngjashmit e tu.
Në Bllok, aty ku jam rritur, kisha shoqëri që e kam edhe sot. Por me ato nuk do të bëja kurrë ato biseda që bëja me shokët e mi. Dallohej edhe në biseda më të vogla marrëdhënia që kishin me regjimin, përfshirë ata që kundërshtonin.
Ne ishim 4, Vladimir Shehu djali i kryeministrit, Agim Myftiu djali i zv-kryeministrit, Spartak Ngjela djali i ministrit të tregtisë dhe unë që e kisha babanë në nivel më të ulët pushtetari.
Lini një Përgjigje