
Gazetari Jul Kasapi ka folur lidhur me Remzi Azemin, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023. Remzi Azemi është i dyshuar si person që ka pasur dijeni për vrasjet e shqiptarit Ilir Hidri dhe shqiptarit tjetër nga Mali i Zi, Fadil Kaçaniç, ngjarje të ndodhura në vitin 2017 në Amerikën e Jugut.
Ai njihet edhe si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit.
“Remzi Azemi është ndër shtetasit e Kosovës më të njohur si ish-banor i Guayaquilit.
Në vitin 2014, Azemi u arrestua gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë. Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë. Dyshohej se ata kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji.
Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Ai ishte në po atë automjet të blinduar dhe atentatorët, siç kishin raportuar mediat atje, e kishin shfrytëzuar momentin për të shtënë disa herë kur gruaja e Azemit kishte ulur xhamin për të pirë një cigare. Por ai nuk u vra. Mbeti veç i plagosur. Atentati lidhej qartazi me konfliktet për kokainën. Kjo ngjarje e pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri, i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje, vetëm disa muaj para atentatit ndaj Remzi Azemit. Ky i fundit kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh.
Plagosja e Azemit hodhi më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë”, tha gazetari për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje