TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2024, 21:15

Organizatorët e laboratorit në arrati? Ish-prokurori Beci: “Deja Vu” me Xibrakën!

Shkruar nga Pamfleti

Organizatorët e laboratorit në arrati? Ish-prokurori Beci: “Deja

Ish-prokurori Beci ka folur lidhur me operacionin e SPAK dhe goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe zbulimin e laboratorit të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Ish-prokurori Beci tha se kjo është një “deja vu” me laboratorin e Xibrakës dhe nuk është një risi por kësaj here “SPAK” e kishte nën kontroll plehun kimik që vinte në shtator dhe priti ngarkesën e dytë të nëntorit.

“Xibraka pati dështime për shumë arsye objektive të cilat nuk e goditën deri në fund grupin kriminal, ka të dhëna operative nga policia se kush është ky grup që organizonte punën në atë laborator por deri më sot nuk është marrë me prova konkrete për të vënë në ndjekje penale këtë grup”, tha Beci për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje