TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2024, 21:54

Zbulimi i laboratorit të drogës, Karamuço jep detaje: Po hetohet një grup i madh, u godit vetëm pala shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i laboratorit të drogës, Karamuço jep detaje: Po

Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço foli në lidhje me goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, dhe zbulimin e një laboratori të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Në një lidhje skype për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se ky grupi i goditur është trans-nacional dhe pala jonë ka shkatërruar vetëm pjesën shqiptare por që  SPAK” ka bërë një hetim dhe goditje model me iniciativën e vet.

“Janë përdorur mjete speciale hetimi për të cilat ka ndihmuar dhe DEA. Ky operacion është një ndër herët e para që nuk është dekonspiruar por ky grup është një derivat i një grupi më të madh i cili po hetohet dhe do të ketë dhe për ata masa konkrete”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje