TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2023, 07:46

Vjedhja e armëve në bisedën e Nuredin Dumanit, gazetari: Si u groposën mbi 20 pistoleta, SPAK kishte dijeni

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja e armëve në bisedën e Nuredin Dumanit, gazetari: Si u

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar shoqërimin dhe mbajtjen “peng” për gazetarin Elton Qyno.

Ai tha se shkrimi i gazetarit mund të ketë ndikuar për zhdukjen e gjurmëve të mbi 20 pistoletave, të zbuluara se ishin vjedhur nga Nuredin Dumani, nga një bisedë e këtij të fundit me një person tjetër.

Dervishi u shpreh gjithashtu se këto armë mund të përfundojnë në duart e kriminelëve të rrezikshëm dhe mund të kryhen vrasje me to.

Sipas tij, SPAK do të kryejë një hetim të thelluar mbi këto armë zjarri.

“Një nga shkrimet që bëri Qyno ishte biseda mes Nuredin Dumanit dhe dikujt për vjedhjen e 20 e ca pistoletave. U mor vesh që për këto pistoleta ka dijeni SPAK.

SPAK do bëjë një hetim për këto pistoleta, sepse me këto pistoleta mund të bëhej një numër vrasjesh, pasi ishin në duart e kriminelëve të rrezikshëm si Dumani.

Pas kësaj bisede këto pistoleta u futën 5 pashë në dhe, u zhdukën provat. Ja një ide shumë e thjeshtë, me një nga shkrimet shumë të thjeshta”, tha Dervishi për “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje