TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2023, 21:50

Vettingu “zbraz” gjykatat e Elbasanit, zvarriten proceset gjyqësore

Shkruar nga Pamfleti

Vettingu “zbraz” gjykatat e Elbasanit, zvarriten proceset

Gjykata e Elbasanit ka vetëm 5 gjyqtarë në detyrë nga 16 që duhet të kishte. Mungesat vijnë për shkak të Vetting-ut dhe dorëheqjeve.

Procesi i Vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve e prokurorëve kanë shkaktuar në mbarë vendin mungesë të këtyre të fundit. Mungesat kanë sjellë ngarkesë për në gjykatat dhe vonesa te qytetarët që presin shqyrtimin e çështjeve të tyre.

“Prokuroria pranë gjykatës shkallës parë të juridiksionit të përgjithshëm Elbasan aktualisht ka 20 prokurore ne organiken e saj. Momentalisht funksion ushtrojnë 13 prokurorë.

“Ngarkesa është e lartë momentalisht, ngarkesa si ne hetim ashtu edhe ne përfaqësimin e çështjeve ne gjykim.

“Gjithashtu dua të shpjegoj se edhe mungesa në gjykatë, momentalisht gjykata Elbasanit janë 5 gjyqtare ka sjell ngarkese edhe për prokurorinë për shkak te përplasjes se gjyqeve sjell dhe shtyrjen e seancave gjyqësorë dhe mos përfundimin e tyre ne afat te caktuar. Në gjykatë duhet të jenë 16 gjyqtare dhe momentalisht janë 5 gjyqtarë”,-tha Xhelian SeferI-Prokuror pranë Prokurorisë Elbasan.

Kryetari i dhomës së avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja flet për stopimin e hetimit të çështjeve, çka sjell ankesa të qytetarëve.

“Aktualisht në gjykata, është një gjendje kritike. Ne kemi goxha procese te hapura dhe gjyqet nuk po ecin dhe kjo do sjelli edhe pakënaqësinë e qytetareve. Nuk po ecën sipas slajderit drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar, qytetaret nuk marrin drejtësi dhe kjo do te çojnë qe ata te përplasen me institucione te ndryshme,-tha Demir Çiftja- Kryetari i dhomës së avokatisë në Elbasan

Mësohet se vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2023, rezultojnë 4401 çështje në shqyrtim. Në këtë periudhë gjyqtarët e Elbasanit kanë shqyrtuar mesatarisht secili nga 978 çështje, për shkak se kryetarja e gjykatës angazhohet në vetëm gjysmën e ngarkesës me gjykime. Sipas Gjykatës nga 1 janari deri në 5 qershor 2023, në sekretari janë regjistruar 3533 çështje të reja.

vettingu “zbraz” gjykatat e elbasanit zvarriten proçeset

Lini një Përgjigje