
Vendimi i Gjykatës së Apelit ka elektrizuar militantët e Berishës. Pas shumë betejash gjyqësore, vula i kaloi ish-kryeministrit dhe një ndër ata që është gëzuar më shumë është këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si stresi.
Ai dha një intervistë për Ora Neës duke mos kursyer kritikat ndaj socialistëve.
Arkimed Lushaj: Është një thënie e vjetër që shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush dhe nuk e zë dot askush. Të gjejnë vrimë e të futen komunistat me Erjona Veliajn, me Ed drogaxhiun e me gjithë këta këlysha komunistash. Vetëm një gjë e kam edhe për patriotët e mi tropojanë, që na dolën kundër, ti marrin lopët e delet e të kthehen andej nga erdhën.
S’ka gjë që na e merr shtëpinë tonë. Tropojanë që na kanë dalë kundër, të marrin lopët e të kthehen andej nga erdhën. Unë jam Arkimed Lushaj, Berishian deri në vdekje. Do shihemi në protesta shumë shpejt.
Lini një Përgjigje