TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 15:25

Apeli i ktheu vulën Berishës, Burimi: U shpërblye e drejta reale para asaj juridike

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i ktheu vulën Berishës, Burimi: U shpërblye e drejta reale

Analisti Genc Burimi, e ka quajtur vendimin e marrë sot nga Gjykata e Apelit për t’i dhënë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha, një vendim i duhur pasi sipas tij u shpërblye e drejta reale para asaj juridike.

Burimi shtoi se faktor kyç ka qenë bashkimi i Gazment Bardhit në grupin e Berishës, duke e quajtur atë edhe një person që mund të zëvendësojë Ramën në sy të perëndimorëve.

Sot u shpërblye e drejta reale para asaj juridike. U kthye malli te i zoti, referuar numrin e mbështetësve që ka Berisha. Ndikim të madh kishte edhe kalimi i Bardhit në grupin e Berishës. Bardhi kishte avantazhin e Bashës dhe kthen një numër mbështetësish. Ishte Joker që zëvendëson Ramën në sy të perëndimorëve”, tha ai në një lidhje në Skype në rubrikën “Opinion’ në News24.

Lini një Përgjigje