
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i është drejtuar Gjykatën e Lartë me një rekurs, ku kundërshton vendimin e gjykatës së Apelit të Posaçëm, lidhur me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg.
Përmes rekursit, Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës.
Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Erion Veliaj akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, pasi ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Lini një Përgjigje