
Fate Velaj, ambasadori i Shqipërisë në Austri, gjatë një interviste për kanalin televiziv ‘Urban Forum’ ka vënë theksin në potencialin strategjik të zonave rurale.
Diplomati shqiptar është shprehur se këto zona mund të kthehen në qendra tërheqëse për turizmin alternativ dhe agroturizmin, si një komponent thelbësor i zhvillimit të balancuar territorial dhe i forcimit të ekonomive lokale.

“Urban Forum” është pjesë e Unionit të Bashkive Austriake, një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve mbi zhvillimin urban dhe politikat lokale në hapësirën evropiane.
Ambasadori Velaj djatë bisedës u ndal në zhvillimet urbane në Shqipëri, me theks të veçantë te transformimi i qëndrueshëm i qyteteve të vogla e të mesme, si dhe te dinamizmi i kryeqytetit shqiptar, Tirana, në përputhje me trendet bashkëkohore të urbanizmit.

Lini një Përgjigje