TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 14:46

Afera 5.4 mln €/ GJKKO dërgon përballë drejtësisë Sali Berishën dhe dhëndrin pas 7 muajsh zvarritje

Shkruar nga Pamfleti

Pas shtatë muajsh zvarritje, Berisha dhe dhëndri i tij do nisin përballjen me drejtësinë.

Afera 5.4 mln €/  GJKKO dërgon përballë drejtësisë
Sali Berisha

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Me këtë vendim i hapet rrugë përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë.

Ndaj ish-kryeministrit rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për Berishën është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, për dhëndrin e tij rëndojnë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me Malltezin që vijon të mbetet në “arrest shtëpie”.

Afera Partizani për çfarë akuzohet Berisha

Pas shtatë muajsh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes së aferës “Partizani”, duke shënuar nisjen e përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë 'Homeplan', Andia Pustina. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit të tyre për aferën korruptive , ku u ndërtuan 19 kulla në truallin e ish-klubit sportiv “Partizani”, me përfitues direkt dhëndrin e ish-kryeministrit.

Avokatët e të pandehurve bënë një përpjekje të fundit për ta shtyrë sërish seancën, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Davidhi. Dosja kaloi për gjykim vetëm pas zgjedhjeve të 11 majit, pas 7 muajsh zvarritje.  Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Akuzat dhe të pandehurit

1-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
 2-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
3- Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
4-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
 5-Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'. 

sali berisha

Lini një Përgjigje