
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka folur për herë të parë pas arrestimit. Ai doli sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe në fjalën që ka mbajtur para gjyqtarit, ka mohuar akuzat. Dako është shprehur se nuk ka shkelur aspak ligjin, teksa sa i takon tenderit për shëtitoren në Currila ka thënë se nuk ka pasur fare dijeni, duke ja u faturur akzuat vartësve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender.
Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.
Dako dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit u vendosën nën masë sigurie për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre. Një akuzë ka të bëjë me dhënien e lejeve të ndërtimit për një pallat, i cili u dëmtua nga tërmeti. Pallati ishte projektuar për 10 kate, mirëpo firma ka ndërtuar 4 kate shtesë. Dako i ka dhënë më pas leje, ndonëse katet ishin shtuar duke shkelur ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e një shëtitore në zonën e Currilave. Dëmi i shkaktuar është rreth 18 milionë lekë të reja.
Lini një Përgjigje