
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, për shit-blerje votash.
Gjatë emisionit Dule është përfshirë në një debat me gazetaren Klodiana Lala sa i përket dosjes së Belerit, duke i cilësuar deklaratat e saj si një mashtrim skandaloz dhe si përralla fëmijësh.
Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje. Pas debateve mes tyre, Dule la në mes emisionin dhe u largua.
Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat
Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nëse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor
Paralelisht, gazetarja e njohur e kronikës ka treguar dhe një pjesë nga dosja e Prokurorisë së Vlorës në ngarkim të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Referuar dokumentit, i infiltruari ka marrë 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota nga njerëzit e Belerit.
Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.
Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule
Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë
Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju.
Lini një Përgjigje