TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 17:15

“Kemi të bëjmë me trafik organesh”, motra e Saimir Sulës protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Ua kam nisur imazhet, pse nuk i shikoni?

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi të bëjmë me trafik organesh”, motra e Saimir

Motra e Saimir Sulës ka dalë sërish në protestë para Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon nga drejtësia të hetojë mbi rastin e vdekjes së vëllait të saj.

Gjatë fjalës së saj, ajo shprehet se përse nuk hetohet mungesa e zemrës së tij nga trupi i ardhur nga Spanja, duke ngritur akuza se bëhet fjalë për trafik organesh.

“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. Nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.

Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni?

Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.

Si ka ndodhur ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar ( Barcelona ) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi ​​një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.

saimir sula proteste. ministria e drejtesise trafik organesh

Lini një Përgjigje