TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 15:32

Si bien rishitësit pre e "marifetçinjve" duke u kthyer në argatë!

Shkruar nga Pamfleti

Si bien rishitësit pre e "marifetçinjve" duke u kthyer

Kategoria më e çuditshme për ne si gazetarë janë rishitësit (retail), pra kategoria që mban tregun me produkte. Si mundet që pjesa më e rëndësishme e këtij tregu ta pranojë mashtrimin që po i bëhet nga "marifetçinjtë", ku pikë së pari produktin ua shesin për "8S2" dhe kjo kategori konsumatorit ua ofron për "B52"?

Rikthehemi tek ju me dëshirën që hap pas hapi të bëjmë më të mirën për sensibilizimin që mos të biem pre e mashtruesve, t’i largohemi këtij produkti vrasës që na e servirin si produkt cilësor, dhe që së fundmi e kanë pagëzuar me emrin 8S2. Njëlloj si falsifikatorët indianë të Nike që e shkruajnë Mike.

Ky produkt i falsifikuar vjen me një çmim shumë të lirë në doganë. Siç e kemi vërtetuar më herët në shkrimet tona, pasi zhdoganohet vihet një normë fitimi galopante, (pra rritet çmimi artificialisht me qëllim përfitimi deri në 160% normë fitimi) dhe tek konsumatorët sërviret si produkt shumë cilësor me gjoja çmim të shtrenjtë.

Po ku qëndron cilësia tek ky produkt fals pasi po të kishte cilësi nuk do të kishte një çmim kaq të ulët në blerje dhe zhdoganim aq të lirë?

A mundet të operohet me këtë normë fitimi?

A ka në Shqipëri institucione që mbrojnë konsumatorin?

Mos vallë nuk e dinë apo nuk duan tia dinë? Mjafton të lexojnë vetëm një nga shkrimet tona dhe më pas do të vepronin.

Po me emrin e ri që i kanë vendosur këtij produkti 8S2, thua të ketë ndonjë shqiptar që e blen me këtë emër? Në artikujt në vijim do të japim fakte me zë e figurë sesi e blejnë shqiptarët këtë produktin e famshëm që na sërvirin "marifetçinjtë" dhe institucionet. Pse themi institucionet? Institucionet po ta duan këtë vend dhe këtë popull i thonë stop mashtruesve, i ulin traun e doganave dhe nuk e lejojnë të shkelet ligji, dëmtohet shëndeti ynë e vritet inteligjenca jonë sikur ne "hamë bar". Duhet respektuar pak ky popull që po i mban në pëllëmbë të dorës. Nëse ua kthejnë në këtë mënyrë nuk është aspak e drejtë në veçanti tani që populli iu dha me tepsi, timon e dajre, kjo është e patolerueshme. Bëhuni pak shqiptar dhe ju o pusht-etarë dhe mos rrini vetëm në një pikë të takuar, vetëm tek përfitimet. Asnjë nuk mori gjë me vete nga kjo botë, veç mirësia dhe e drejta apo gjurma që ju do lini në këtë vend do të mbetet. Herët a vonë lekët në kumar do i harxhoni ose pas hekurave do të përfundoni.

Kategoria më e çuditshme për ne si gazetarë janë rishitësit (retail), pra kategoria që mban tregun me produkte. Si mundet që pjesa më e rëndësishme e këtij tregu ta pranojë mashtrimin që po i bëhet nga "marifetçinjtë", ku pikë së pari produktin ua shesin për "8S2" dhe kjo kategori konsumatorit ua ofron për "B52"? Kjo është direkt një fyerje për klientët e tyre. Çfarë i pengon të mos thonë të vërtetën dhe të mos ia transmetojnë konsumatorit realitetin që ky produkt nuk është "B52"? A nuk është fyese për këtë kategori (rishitësit) që mashtruesit nuk u lënë të fitojnë asnjë thërrime ndërkojë që për veten e tyre vendosin norma fitimi të paimagjinueshme. Ata vetë fitojnë 160% dhe ta krahasosh me normën e fitimit të rishitësve 12.5% apo disa të tjerë vetëm 2-5% është e papranueshme. Çfarë çudirash me këtë kategori të cilët pranojnë të jenë shërbëtorët e "marifetçinjve" duke punuar me norma fitimi shumë të vogla e mashtruesit me norma fitimi galopante.

Si është e mundur që pranojnë të tallen me klientët e tyre duke i shitur një produkt fals e që është një ndër produktet më pak cilësore në treg? Një produkt ky që mashtruesit po na e quajnë " 8S2" në një kohë që çdo shqiptar e blen për "B52". Së shpejti pritet që marifetçinjtë të dalin me një emër tjetër të quajtur "3ES" por nëse rishitësit e abandonojnë produktin "8S2" (produkt fjale pasi nuk ka një pronësi mbi Markën), do ti thonë stop këtij mashtrimi që po i bëhet konsumatorit. Kjo kategori duhet të mos vazhdojë të punojë më për mashtruesit duke i pasuruar e duke u kthyer në argatë të tyre. Pikërisht në këtë formë rishitësit do vendosin në vend dinjitetin e tyre dhe të popullit që është edhe furnitori i tyre me të ardhura. Mjafton vetëm të sensibilizojmë konsumatorin që ky produkt nuk është "B52" dhe që ky produkt është fals, thjesht na kanë mashtruar "marifetçinjtë" me mbështetjen e ligjzbatuesve dhe ne sot kërkojmë ti themi stop!

b52

Lini një Përgjigje